Rikonstituohet Bordi i RTK-së, Besnik Boletini rizgjedhet kryetar

18 mars 2024 | 19:53

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka njoftuar për rizgjedhjen e Besnik Boletinit dhe Arta Berisha nga Kuvendi i Kosovës, si anëtarë të Bordit të RTK-së me mandat shtesë 3-vjeçar.

Në mbledhjen e Bordit të zhvilluar më 18 mars 2024, në përputhje me Ligjin për RTK-në, statutin e RTK-së dhe Rregulloren e punës së Bordit të RTK-së, anëtarët e Bordit kanë rizgjedhur për kryetar të Bordit të RTK-së, Besnik Boletinin për një mandat shtesë.

Besnik Boletini ka qenë në këtë detyrë për një mandat 2-vjeçar deri në dhjetor 2023, kur mandati i tij ka përfunduar. Duke filluar nga data 18 mars 2024, Bordi i RTK-së do të vazhdojë punën nën udhëheqjen e Besnik Boletinit si kryetar, ndërsa Albulena Mehmetit do të vazhdojë të mbajë pozicionin e nënkryetares.

Prioritet i Bordit të RTK-së do të mbetet mbikëqyrja transparente e punës së RTK-së në drejtim të reformave administrative dhe programore.

Bordi i RTK-së shpreh falënderim për besimin e Kuvendit të Kosovës në punën e Bordit, dhe premton që do të vazhdojë të punojë për përmbushjen e misionit të RTK-së në shërbim të publikut të Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…