
Rikthehen ‘ethet’ Superligë!
Pas një pauze të gjatë, Superliga e Kosovës në futboll rikthehet me ndeshjet e javës së 19.
Kampionia në fuqi, njëherësh kampionie vjeshtore, Drita, do ta nisë sezonin pranveror me ndeshje derbi, pasi në Gjilan e pret skuadrën e Llapit. Drita në dy ndeshjet e fundit pësoi humbje nga Prishtina në kuadër të finales së Superkupës dhe 1/8 së finales së Kupës, kurse Llapi është kualifikuar në çerekfinalen e Kupës pas fitores ndaj Ballkanit.
Në kampionat gjërat janë ndryshe dhe kampionët llogariten favoritë.
Sot (e shtunë) zhvillohet edhe ndeshja në mes të Prishtinës dhe Drenicës. Kryeqytetasit po kalojnë nëpër një formë të mirë dhe luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, prandaj presin maksimumin e pikëve ndaj kuqezinjve nga Skenderaj, të cilët kanë bërë shumë ndryshime në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra e fundit në tabelë, Besa, e pret Ballkanin.
Të dielën nuk do të ketë ndeshje për shkak të zgjedhjeve, kurse të hënën zhvillohen dy ndeshjet e tjera, ku takohen Feronikeli – Gjilani dhe Trepça ’89 – Arbëria.
SUPERLIGA – Java 19
Të shtunën takohen:
13:00 Drita – Llapi
13:00 Prishtina – Drenica
13:00 Besa – Ballkani
Të hënën takohen:
13:00 Feronikeli – Gjilani
13:00 Trepça ’89 – Arbëria
/Epoka e re/