Rikthehen Januzi dhe Idrizi

27 shkurt 2021 | 14:05

Në seancën e fundit të zhvilluar sot në mëngjes, skuadra e Llapit ka marrë lajme pozitive për ndeshjen e nesërme ndaj Ballkanit.

Pozitiv për skuadrën është rikthimi nga lëndimi i sulmuesit Ahmed Januzi dhe mbrojtësit, Bujar Idrizi, teksa përshkak të një lëndimi në ndeshjen me Trepçën ’89 ku u desht të zëvendësohej në minutën e 31-të, Ahmet Haliti, u konstatua se nuk ka lëndim serioz dhe është i gatshëm për ndeshje.

Të tre futbollistët janë në gjendje të mirë dhe janë në mesin e futbollistëve të ftuar nga kryetrajneri, Tahir Batatina për ndeshjen ndaj Ballkanit, që zhvillohet nesër, e diele në ora 13:30 në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama të hënën do të zhvillojë disa takime…