
Rikthehen lojërat e fatit në Shqipëri, kazinotë do të vendosen në qendër të Tiranës
Sot është botuar në Fletoren Zyrtare vendimi i fundit i Këshillit të Ministrave, në lidhje me lojërat e fatit.
Një vendim i qeverisë i miratuar në datën 2 shtator, i cili u publikua sot në fletoren zyrtare, përcakton se qendra e Tiranës do të jetë zona se ku do të pozicionohen kazinotë në kryeqytet.
Sipas kësaj VKM-je parashikohet se lojërat e fatit të tipit kazino do të pozicionohen brenda perimetrit të Rrugës së Barrikadave, ‘Urani Pano’, ‘Dedë Gjo Luli’, ‘Ibraim Rugova’, ‘Xhorxh Bush’ dhe Bulevardit ‘Zhan D’ark’.
Ky vendim i qeverisë shoqërohet me një tjetër që përcakton kriteret për të lejuar ushtrimin e lojërave të fatit të tipit kazino, ku kryesorja është se duhet të ketë një kapital prej 1.2 miliardë lekësh ose rreth 12 milionë dollarë. /euronews.al