Rikthehen reshjet e shiut, ky është parashikimi i motit për këtë javë

08 nëntor 2021 | 08:16

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se java e dytë e nëntorit do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Sipas IHMK-së, reshjet e shiut do të rikthehen të mërkurën dhe të enjten, por do të jenë të intensitetit të dobët. “Temperaturat minimale gjatë javës pritet të jenë ndërmjet 4-7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 13-18 gradë.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Lendira Berisha Mendimi i drejtë është forcë në politikë,…