Rikthehen sërish bashkë – Ariana Lirey bën tatuazh mbiemrin e Don Xhonit

09 qershor 2023 | 12:27

Modelja ruse, Ariana Lirey, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.

Kjo pasi u shfaq në videoklipin e Don Xhonit “Ike”, përmes të cilit duket se ka konfirmuar edhe ribashkimin me reperin nga Drenica.

Ajo krejt në fund ka treguar se ka bërë edhe një tatuazh ku shkruan: “Mrs Isufi”.

“Jemi të lidhur përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi në një postim që ndau edhe në InstaStory.

Të njëjtit u ndanë në vitin që lamë pas me një përplasje të madhe në rrjete sociale.

Ata hodhën akuza të mëdha ndaj njëri-tjetrit, duke përmendur arsyet për të cilat u ndanë.

Theksojmë që videoklipi i artistit shqiptar u realizua në Mal të Zi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burimet e Bashkimit Evropian (BE), kanë thënë për “Radion Evropa…