Rikthehet bora, parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

20 janar 2026 | 22:56

Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave dhe reshje bore në jug-lindje e lindje të Shqipërisë dhe shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Deri në mëngjes fjolla bore priten edhe në jug dhe lindje të Kosovës. Reshjet sidomos në Kosovë do të jenë të pakta dhe të karakterit lokal. Pak më shumë reshje në juglindje të Kosovës sidomos në zonat kodrinore-malore.

Nesër në Kosovë pritet mot kryesisht i vranët dhe me reshje kryesisht të pakta bore e shqote. Do të fryjnë erëra kryesisht nga juglindja të cilat do ndjehen të ftohta për shkak të mbetjeve të ajrit të ftohtë. Temperaturat do të luhaten nga -4 minimalja deri në 4 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu e bore. Shi në perëndim e borë në lindje. Reshje lokale bore nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe veri të Malit të Zi. Në përgjithësi reshjet do të jenë të dobëta, por pak më intensive në viset kodrinore-malore në juglindje lindje e veri të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut. Edhe në juglindje të Kosovës nuk do të mungojnë reshjet e borës. Fjolla bore priten edhe në shumë vise tjera.

Të enjten dhe të premten pak më ngrohtë dhe më butë, me vranësira e intervale kohore me diell dhe reshje të pakta lokale.

Fundjava vjen me mot të ndryshueshëm. E shtuna me reshje lokale kryesisht në Shqipëri, kurse të dielën priten reshje të dendura shiu si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë.//MeteoBallkan

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Opinionisti Azdren Shala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova…