Rikthehet furnizimi me rrymë në Drenas

06 janar 2026 | 16:08

Pas stabilizimit të gjendjes nga vërshimet, në Drenas është kthyer furnizimi me energji elektrike.

Kështu ka bërë me dije KEDS-i përmes një njoftimi.

“Pas një angazhimi intensiv të ekipeve tona, nënstacioni 220/10 kV në Drenas është kyçur, pas dëmit të shkaktuar nga përmbytjet, për shkak të të cilave kishte qëndruar i shkyçur për rreth 4 orë. Aktualisht, vetëm 4 trafo-stacione 10(20)/04 kV mbeten jashtë funksionit në disa lokalitete, ku për shkak të akumulimit të madh të ujit dhe për arsye sigurie, ndërhyrja nuk ka qenë e mundur menjëherë”, ka njoftuar KEDS-i.

Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë me intensitet të lartë në të gjitha komunat e prekura nga vërshimet.

“KEDS-i shpreh falënderime të veçanta për Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në kuadër të MPB-së, Kryetarin e Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, Policinë dhe zjarrfikësit e komunës, për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre të palodhur gjatë kësaj periudhe. Apel për qytetarët: Ju lutemi të respektoni masat e sigurisë në zonat e përmbytura dhe të raportoni çdo problem në numrat e emergjencës ose përmes linjave zyrtare të KEDS-it. Faleminderit për mirëkuptimin!”, ka njoftuar KEDS-i.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha Viti 2025 ishte një vit i mbrapsht…