Rikthehet në funksion aplikacioni ku mund t’i përcillni oraret e autobusëve në kryeqytet

18 shkurt 2022 | 10:58

Trafiku Urban (TU) ka njoftuar se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil për monitorimin e qarkullimit të autobusëve.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në “Facebook”, Trafiku Urban ka njoftuar se qarkullimi i autobusëve përmes aplikacionit mund të monitorohet në kohë reale.

“Ju njoftojmë se është rikthyer në funksion aplikacioni mobil dhe tani mund të monitoroni në kohë reale qarkullimin e autobusëve në linjat e TU-së”, ka njoftuar Trafiku Urban.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donjeta Qela shpall të pavlefshme diplomen e SHMLM "Dr. Xheladin…