Rikthehet në operim blloku B2, KEK: Garanton stabilitetin e sistemit elektroenergjetik

20 janar 2026 | 22:18

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në operim blloku B2, pas përfundimit të sanimeve.

Në njoftimin e KEK thuhet se njësia është startuar me sukses dhe sinkronizuar me rrjetin rreth orës 20:26, duke garantuar vazhdimësinë e prodhimit dhe stabilitetin e sistemit elektroenergjetik.

“Ky rezultat dëshmon përkushtimin e KEK sh.a. për operim të sigurt, efikas dhe të qëndrueshëm të kapaciteteve prodhuese, si dhe aftësinë e ekipeve teknike dhe menaxhuese për të kryer ndërhyrje preventive dhe riparime të domosdoshme në kohë optimale”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, edhe sot vendi është përballur me reduktime./Reporteri.net

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dërguar një letër…