Rikthehet qetësia në Lagjen ‘Qendra’ në Prishtinë

01 shkurt 2019 | 00:41

Fal bashkëpunimit të përfaqësuesve të Komitetit Lokal për Siguri Publike në Lagjen Qendra në Prishtinë me Policinë e Kosovës dhe Komunën, është arritur që të zgjidhen shumë probleme me të cilat përballeshin banorët.

Kryesuesja e Komiteti Lokal për Siguri Publike, Violeta Hasani ka treguar për KosovaPress, se problemi kryesor me të cilin përballeshin banorët e kësaj lagjeje ishte zhurma e tre kafiterive, të cilat janë të njohura për Policinë dhe Komunën. Por ajo thekson, se pas interesimit të organeve përgjegjëse, ka tre ditë që është ndalur pak sa zhurma e kafiterive.

Sipas saj, Komuna e Prishtinës është zotuar që do të bëjë të pamundurën që të ndal zhurmën e kafiterive në lagje, dhe për këtë i ka paralajmëruar bizneset, se më nuk do të tolerohet zhurma, ose në të kundërtën do të detyrohen që t’ua mbyllin biznesin.

Violeta tregon se pas vendosjes së kamerave në lagje nga komuniteti në bashkëpunim me Policinë, janë parandaluar shumë veprime të dëmshme.

Ajo thotë se Policia u ka ofruar Komitetit sallat e veta që takohen dhe të zhvillojnë aktivitetin e tyre.

Ajo po ashtu tregon se gjatë këtyre takimeve dhe aktiviteteve në lagje, si rezultat kanë arritur t’i realizojnë dy projekte për Komunitetin Qendra, të cilat janë financuar nga Ambasada Norvegjeze dhe janë implementuar nëpërmes OSCE.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për numrin një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në…