Rikthehet Superliga, Feronikeli ’74 – Gjilani startuesit e një fundjave të nxehtë

02 maj 2025 | 14:05

Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll me ndeshjen e parë të javës së 32-të.

Loja e sotme sjell një takim tejet të nxehtë në Superligën e Kosovës, ku Feronikeli ’74 do të përballet me Gjilanin në stadiumin “Rexhep Rexhepi”.

Për skuadrën gjilanase, ky është një duel jetik, pasi pikët janë të domosdoshme për të mbajtur shpresat gjallë për një vend në elitën e futbollit kosovar.

Ndërkohë, për Feronikelin e Drenasit, gjërat janë të qarta, kanë humbur mundësinë për të qëndruar në Superligë këtë sezon.

Ndërsa kjo ndeshje është më shumë një betejë për të mbijetuar, xhiroja e 32-të do të vazhdojë të shtunën me dy takime intriguese.

Prishtina, do të sfidojë  kampionin në fuqi Ballkanin në një përballje të madhe që do të zhvillohet në orën 20:00.

Po atë ditë, Malisheva do të presë Dukagjinin

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Afaristi Ramush Ahmetaj, zyrtar i AAK-së, ka nderuar sot heronjtë…