Rikthim i madh: Kosova përmbys dhe dominon Sllovakinë 2-4

26 mars 2026 | 22:18

Kosova ka arritur një rikthim fantastik ndaj Sllovakia, duke përmbysur rezultatin dhe duke shkuar në avantazh 2-4 në minutën e 71-të.

Pas pjesës së parë, ku Lukáš Haraslín shënoi dy herë për vendasit dhe Veldin Hoxha barazoi 1-1, ndeshja u bë dramatike në pjesën e dytë.

Fisnik Asllani arriti të barazojë sërish rezultatin në 2-2, duke rikthyer shpresën për “Dardanët”. Më pas, Florent Muslija shënoi golin që i dha Kosovës avantazhin 2-3, ndërsa në minutën e 71-të, Kreshnik Hajrizi shënoi për 2-4, duke vendosur ndeshjen në favor të Kosovës.

Ky rezultat dramatik tregon karakterin dhe luftën e ekipit kosovar, i cili vazhdon të tregojë forcë dhe përkushtim në çdo përballje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova rikthehet në avantazh në ndeshjen ndaj Sllovakia, falë golit…