Rikthimi i mundshëm i Osmanit, Haziri: LDK-ja është familja më e sigurt politike, kujdeset për besimtarët e saj

11 mars 2026 | 13:27

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se kjo parti mbetet “familja politike më e sigurt”, që mban fjalën dhe kujdeset për anëtarët dhe besimtarët e saj politikë.

Haziri ka thënë se Vjosa Osmani po mendon përpara dhe përgatitet për mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare.

Deklarata e Hazirit vjen në kohën kur spekulimet për rikthimin e Osmanit në LDK janë rritur pasi më 4 prill përfundon mandatin e saj presidencial.

“LDK-ja është familja politike më e sigurt, mban fjalën dhe kujdeset për besimtarët politikë të saj! Vjosa Osmani është Presidente në detyrë dhe po sheh përpara në mandatin e saj të dytë përmes zgjedhjeve të reja parlamentare. Se cila është rruga për këto zgjedhje është vetëm vendimi i saj”, ka thënë Haziri për gazetën “Blic”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati i karrierës, Albert Prenkaj, ka vlerësuar se dështimi i…