Rinia e PDK-së me aksion para MPJD-së: Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini

12 mars 2026 | 16:22

Rinia Demokratike e Kosovës ka realizuar të enjten një aksion simbolik në reagim ndaj një pamjeje të papranueshme që u publikua dje nga ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku një fotografi e presidentit Hashim Thaçi ishte hedhur në tokë në një dhomë të mbushur me gjësende.

Ky veprim, sipas tyre, nuk është vetëm mungesë respekti ndaj një ish-Presidenti të Kosovës, por edhe një përpjekje e ulët për të relativizuar dhe fshirë një pjesë të rëndësishme të historisë sonë shtetformuese.

“Përmes aksionit të sotëm, Rinia Demokratike e Kosovës vendosi një fotografi të presidentit Hashim Thaçi, të shoqëruar me disa nga momentet kyçe të rrugëtimit të tij politik dhe shtetëror: nga lider i studentëve, bashkëthemelues i UÇK-së, kryesues i delegacionit shqiptar në Rambuje, deri te kryeministër i shtetndërtimit dhe president i Republikës së Kosovës”,  është thënë në njoftimin e Rinisë Demokratike e Kosovës

Sipas tyre, mesazhi ishte i qartë, fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini.

“Historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet sipas preferencave politike të kujtdo. Kontributi për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës është i dokumentuar në sakrificë, në vendime historike dhe në rrugëtimin e popullit tonë drejt lirisë. Rinia Demokratike e Kosovës beson se institucionet e Republikës duhet të jenë hapësira që nderojnë historinë dhe kontributin e atyre që kanë shërbyer për vendin, pavarësisht bindjeve politike. Sepse historia e Kosovës është më e madhe se çdo përpjekje për ta fshirë atë. E posaçërisht personalitetin dhe kontributin e presidentit Hashim Thaçi”, është thënë në njoftim e Rinisë Demokratike e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“AUTO TAXI”, ZARKO MASLAKOVIC I.B shpall te pavlefshme certifikatën e…