Rinia e Podujevës i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës!

10 maj 2025 | 21:06

Sot, dega e PDK-së në Podujevë mirëpriti anëtarë të rinj, duke dëshmuar edhe një herë se besimi i të rinjve në vizionin dhe programin e PDK-së po rritet dita-ditës. Këto anëtarësime janë një sinjal i fuqishëm se rinia po e sheh PDK-në si adresën e vetme të angazhimit për një të ardhme më të mirë.

Krahas zgjerimit të strukturave me të rinj të përkushtuar, tashmë kanë filluar edhe përgatitjet për zgjedhjet lokale. Kujtojmë se në zgjedhjet e kaluara PDK-ja në Podujevë ka shënuar rritje mbi 50%, dhe ky trend pozitiv pritet të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme. Kjo rritje e vazhdueshme është pasqyrë e punës së palodhshme dhe e besimit që qytetarët po e rikthejnë çdo ditë e më shumë tek Partia Demokratike e Kosovës.

PDK do të vazhdojë të jetë zëri i rinisë dhe i çdo qytetari që beson në zhvillim, dinjitet dhe perspektivë të qartë për komunën tonë.

PDK – Zëri i rinisë, forca e ndryshimit!

#PDK #Podujevë #RiniaMePDK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, ka kërkuar ndihmë…