Rinis qarkullimi në pikëkalimin kufitar Hani i Elezit – Bllacë pasi u ndal përkohësisht nga policia maqedonase

18 maj 2026 | 15:50

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka lejuar rinisjen e qarkullimit të personave dhe automjeteve në pikëkalimin kufirin me Kosovën, Hani i Elezit – Bllacë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka njoftuar se “në ora 14:15 është rregulluar sistemi i Policisë së RMV dhe ka filluar qarkullimi sipas sistemit hyrje/hyrje”.

Sot më herët, QKMK-ja ka njoftuar se “sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë”, duke shkaktuar “kolona të gjata”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po i afrohet…