Rinumërimi në Podujevë, diferencë e madhe votash në listën e Vetëvendosjes më së shumti të dëmtuar Ejup Maqedonci e Vendenis Lahu
Ndryshim prej dhjetëra votash, ka treguar rinumërimi i votave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme Parlamentare të mbajtur më 28 dhjetor. Në rinumërimin në Podujevë është vërejtur diferencë e madhe votash të kandidatëve në Listen e Vetëvendosjes. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) pas rinumërimit Albin Kurti ka dalë me 34 vota më pak. Ndërkaq kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca ka marrë 18 vota më pak, Saranda Bogujevci 11 vota më pak dhe Drita Pajaziti ka dalë me 58 vota më pak. Sipas rezultateve nga rinumërimi edhe Fitim Haziri ka 48 vota më pak, Vendenis Lahu ka 108 vota më pak, Adelina Stublla 84 vota më pak. Ndërkaq deputeti Ejup Maqedonci nga rinumërimi në Podujevë ka dalë me 122 vota më pak



