 
                    Rinumërimi nxjerrë në pah gabimet në një vendvotim në Lipjan, PDK-ja dëmtohet për 167 vota
                20 tetor 2019
                |  17:27
            
        Procesi i rinumërimit të kutive të votimit po nxjerrë në pah gabimet që kanë bërë komisionerët në bartjen e të dhënave në formulare (FPR).
Rasti i fundit që konfirmon këtë është një vendvotim në komunën e Lipjanit, ku Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është dëmtuar për 167 vota.
Në formular, fillimisht kanë figuruar vetëm katër vota për PDK-në, por kur ka ndodhur rinumërimi ka dalë që kësaj partie t’i shtohen 167 vota, pra gjithsej 171.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        