Rinumërohen 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen
14 janar 2026
| 10:39
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim për rinumërim.
Ky proces ka filluar një ditë më herët, të martën në orën 18:00.
Nga nisja e këtij procesi dhe deri më tani (e mërkurë, 14 janar 2026, ora 10:00), janë rinumëruar 23 vendvotime nga 914 për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.



