Rinumërohen 619 vendvotime nga 914, a ka ndryshime të tjera?

19 janar 2026 | 16:59

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendimin e parë, që të rinumërohen 914 vendvotime.

Deri më tash, bazuar në përditësimin e fundit (16:01), janë rinumëruar 619 vendvotime, ku po vazhdon të ketë lëvizje te votat e kandidatëve për deputetë.

Ndërsa rinumërimi i plotë për të cilin u vendos sot, akoma nuk dihet se kur do të fillojë.

Vendimi i KQZ-së që gjithë vendi të hyjë në procesin e verifikimit të tërësishëm erdhi pas dyshimeve të mëdha për manipulime me vota, për çka edhe prokurori i shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern nuk ka ndërmend të rinovojë në afat të shkurtër…