Rinumërohen rreth 70 për qind të votave
26 janar 2026
| 10:34
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim për rinumërim.
Nga fillimi i procesit më 13 janar 2026 dhe deri sot, 26 janar, janë rinumëruar 1.729 vendvotime nga gjithsej 2.557, që përbën 67.62% të totalit të votave.
Bazuar në këto rezultate, LV-ja ka marrë 47.04% të votave, PDK-ja 22.70%, LDK-ja 11.42% dhe AAK-ja 5.94%.




