Risia e “Instagram”-it gjatë pandemisë

24 maj 2020 | 13:16

“Instagram” ka lansuar një mjet të ri për të ndihmuar përdoruesit të gjejnë informacion të besueshëm dhe të saktë mbi tema të ndryshme, përfshirë shëndetin mendor dhe mirëqenien.

Mjeti i ri vetëm për telefonat celularë, i quajtur “Udhëzues”, ndan me përdoruesit e “Instagram”-it, këshilla dhe burime nga një gamë botuesish, duke përfshirë ‘Good morning America’. Qëllimi i tij është të tregojë atë që po ndodh në jetën e njerëzve gjatë pandemisë së koronavirusit.

“Ne kemi dëgjuar se edhe në fazën e rimëkëmbjes së pandemisë, do të vazhdojë ndikimi afatgjatë ekonomik dhe social në mirëqenien e njerëzve, siç janë izolimi i vazhdueshëm, paqëndrueshmëria financiare ose ankthet në lidhje me shëndetin e familjes dhe miqve, apo edhe hidhërimin e humbjes së një personi të dashur. Shpresojmë që këto burime të reja do t’i ndihmojnë njerëzit të gjejnë informacion të besueshëm dhe pozitiv të mirëqenies, për t’i mbështetur gjatë sfidave të papara që lidhen me COVID-19”, është thënë  në deklaratën e “Instagram”-it.

Përdoruesit e “Instagram” mund të hyjnë në Guides, duke vizituar profilin e krijuesve pjesëmarrës si @afspnational, @heads_together dhe @deepikapadukone dhe duke klikuar mbi ikonën e mesme për të parë udhëzuesit e tyre (Guides).

“Instagram”-i gjithashtu së shpejti do të shtojë një seksion të ri ‘Mirëqenia’ në sektorin Explore, ku përdoruesit të mund të kenë akses në Guides./lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reperi i njohur Vig Poppa ka ndarë një lajm të…