Rita e tregon pak veten në “InstaStory”

26 maj 2020 | 09:48

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka qëndruar disa muajsh e vetizoluar në një fshat në veriperëndim të Londrës. Ajo kishte marrë me qira një shtëpi në fermë me shoqërinë e saj, ku shkuan për të punuar rreth albumit të saj të tretë, gjersa ngelën atje pasi kryeministri britanik njoftoi për masat për ndalimin e lëvizjes. Por, Rita ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke i mbajtur të azhurnuar fansat rreth më të rejave nga muzika e vet. Ajo ka publikuar fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme, e nuk kanë munguar as fotografitë provokuese.

29-vjeçarja tash ndau me ndjekësit e saj në “InstaStory” një imazh mjaft atraktiv, ku shfaqej në bikini teksa merrte rreze dielli në kopsht.

Këngëtarja e lindur në Prishtinë vuri në pah linjat atraktive trupore, për të cilat është kujdesur edhe gjatë pandemisë, duke i kryer ushtrimet në kushte shtëpie. Për sa i përket muzikës, Ora vazhdon ta shijojë suksesin e projektit të saj më të fundit muzikor, “How to be lonely”, i cili është publikuar muaj më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti Milaim Zeka ka kritikuar veprimet e qeverisë në detyrë…