Rita Ora dhe Taika Waititi u shfaqën në momente intime me një person të tretë reagon Taika

09 qershor 2021 | 14:56

Disa javë më parë, Rita Ora dhe partneri i saj, Taika Waititi, u shfaqën duke shkëmbyer puthje me një person të tretë. Fillimisht shfaqej këngëtarja e famshme duke u puthur me të dashurin regjisor, e më pas edhe me aktoren Tessa Thompson.

Lidhur me fotot e publikuara nga mediat e huaja ka pasur reagime të shumta. Madje edhe bashkëpunëtorët e regjisorit të njohur, drejtuesit e “Marvel” e kritikuan fort atë.

“Ky nuk është imazhi që ata dëshirojnë të përcjellin në lidhje me një nga ekskluzivitetet e tyre më të mëdha”, ka thënë një person i brendshëm i prodhimit, i cili ka shtuar se drejtorët e “Marvel” mendojnë se Taika ka kaluar gjithë kufijtë me këto veprime.

Pas këtyre reagimeve ka thënë disa fjalë edhe vetë Taika, i cili duket se nuk mendon ashti si bashkëpunëtorët e tij. Në një intervistë të dhënë se fundmi për “Sydney Morning Herald”, Taika ka thyer heshtjen për fotot e bujshme.

“Mendoj se në botën e internetit, çdo gjë harrohet shumë shpejt. Gjithashtu, a është ndonjë çështje madhore? Jo, nuk është. Unë nuk po bëja asgjë të keqe. Është në rregull”, është shprehur Taika.

Nga ana tjetër Waititi nuk e konfirmoi romancën me Rita Orën, ai u shpreh mirënjohës për të gjithë njerëzit që e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij në Sydney.

“U mirëprita dhe të gjithë ishin shumë të bukur. Në kohën kur unë nuk mund të shihja fëmijët e mi për 7 muaj, ndihesha mirë që të paktën rrethohesha nga njerëz që më bënin të ndihesha si në shtëpi”, është shprehur Taika.

U shfaqën në momente intime me një person të tretë,

U shfaqën në momente intime me një person të tretë,

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Okllandi në Zelandë të Re, është shpallur qyteti më i…