Rita Ora duartroket për bluzat e bardha, në veçanti për nënën e saj

03 prill 2020 | 14:43

Nëna e Rita Orës, psikiatrja Vera Sahatçiu-Ora, është rikthyer në vijën e parë të NHS-së (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar) në një përpjekje për të ndihmuar në mesin e kaosit të krijuar prej pandemisë COVID-19.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare iu bashkua nismës simbolike të kombit anglez “Clap For Carers” të enjten në mbrëmje në orën 20:00, përmes një videoje të ndarë me fansat në Instagram, për të duatrokitur mjekët dhe infermierët.

Rita qëndroi në këmbë e veshur me një kostum sportiv shumëngjyrësh, ndërsa me një buzëqeshje të madhe në fytyrë filloi duartrokitjen për të gjithë mjekët dhe për nënën e saj në veçanti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat në detyrë të LDK-së nuk kanë marrë pjesë në…