
Rita Ora ekspozon trupin me një fustan transparent, i duken të brendshmet
Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora tërhoqi vëmendjen në Los Angeles, teksa u shfaq me një fustan të gjatë, të zi dhe tërësisht transparent’.
E veshur me një palë sytjena dhe të brendshme të zeza, të cilat ishin lehtësisht të dukshme përmes fustanit, Rita e kompletoi pamjen me një pallto kadifeje dhe çizme të zeza, duke u dukur më glamuroze se kurrë.
Kjo dalje vjen pas koncertit të Kylie Minogue, të cilën Rita e ka mbështetur në turneun e saj botëror “Tension”, shkruan The Sun.
E martuar me regjisorin e njohur të filmit “Thor”, Taika Waititi, Rita nuk ka hezituar kurrë të eksperimentojë me stilin e saj të guximshëm dhe shpesh ka deklaruar se ndihet “jashtëzakonisht seksi”.
Në një intervistë për Wired, këngëtarja shqiptaro-britanike u shpreh: “Ndihem shumë e sigurt dhe rehat në lëkurën time që kur kam hyrë në të 30-at, dhe mendoj se kjo është diçka shumë seksi. Po, ndihem vërtet mirë me veten time”.
Nëse nuk është e veshur për ndonjë event, Rita shpesh ndan në rrjete sociale foto me bikini, duke ekspozuar barkun e saj të tonifikuar gjatë qëndrimit në Australi, ku jeton prej disa kohësh.
Rita ka folur hapur edhe për qëndrimin e saj ndaj seksualitetit, duke thënë në një intervistë për Cosmopolitan: “Jam shumë krenare që them hapur që mendoj për seksin. Të gjithë e mendojnë, edhe nëse nuk e pranojnë. Për mua, seksi është një mënyrë për të njohur më mirë dikë – për të ndjerë lëkurën e dikujt tjetër”.
Ajo këshillon gjithashtu: “Duhet të mësosh ta duash trupin tënd. Qëndro lakuriq para pasqyrës dhe thuaj: ‘Jam jashtëzakonisht seksi’. Aty fillon gjithçka”.
Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni private në vitin 2022, ku ishte vetë Rita ajo që bëri propozimin – duke thyer çdo normë tradicionale.