Rita Ora paralajmëron publikimin e këngës së re “Heat” për Bajram

05 qershor 2025 | 08:40

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ngritur temperaturat në rrjetet sociale duke paralajmëruar projektin e saj më të ri muzikor.

Kënga “Heat”, e cila do të publikohet këtë të premte, më 6 qershor – në të njëjtën ditë me festën e Bajramit – pritet të sjellë ritme të ngrohta dhe atmosferë të pastër verore.

Rita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe provokuese, ku ajo shfaqet e veshur me pantallona të shkurtra dhe një këmishë të bardhë të hapur, duke krijuar një atmosferë relaksuese dhe të nxehtë verore.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Videoklipi i këngës HEAT publikohet të premten. Bashkohuni në premierën në YouTube në orën 17:00 sipas kohës së Britanisë së Madhe, do të bëhet shumë nxehtë”, ka shkruar 35-vjeçarja në mbishkrimin e videove të publikuara në llogarinë e saj.

Foto: Rita Ora/Instagram

Klipi i ri muzikor pritet të jetë një përjetim autentik i verës – me Rita Orën në plazh, nën një çadër dielli, teksa freskohet dhe interpreton vargjet e këngës së re.

Fansat e saj nga mbarë bota janë tashmë në pritje të premierës, e cila premton të sjellë një tjetër hit në repertorin e pasur të artistes shqiptare. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Adem Gashi Pas azdisjes njëorëshe nëpër fushëtirën e pambarim, kali…