Rita Ora u bë pjesë e koncertit virtual të Lady Gagës

19 prill 2020 | 15:46

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, është bërë po ashtu pjesë e koncertit virtual të Lady Gagas.

Pjesë e koncetit “One World: Together At Home”, ishin edhe shumë emra të tjerë të njohur të estradës.

Rita Ora nga shtëpia e ka interpretuar këngën “I Will Never Let You Down”, performancë kjo e cila u pëlqye nga të gjithë.

“Përshendetje unë jam Rita Ora. Unë jam tejet e lumtur që jam pjesë e kësaj me të gjithë ju. Shpresoj që të gjithë jeni të sigurt. Faleminderit që më zgjodhët mua”, ka thënë Ora para interpretimit të këngës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian…