Rita publikon imazhe nga vizita në Paris, thotë se është turistja më e keqe në botë

08 korrik 2020 | 11:27

Pas disa muajsh qëndrimi e mbyllur në Londër, Rita Ora ka udhëtuar për në Francë. Këngëtarja nuk ka publikuar shumë fotografi nga atje, madje këtë gjë thotë se e ka pikë negative, ngaqë realizon shumë pak imazhe për t’i mbetur kujtim.

Ajo postoi disa fotografi ku shfaqet e veshur me xhinse dhe këmishë të bardhë me dekolte të hapur, ndërsa nuk i mungonin masat mbrojtëse.

“Mendoj se mund të jem turistja më e keqe në botë. Gjithashtu, më duhej të dilja nga makina për një çast të shpejtë. Sidoqoftë, kjo është gjithçka që kam”, ka shkruar Rita në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miley Cyrus dhe Cody Simpson publikuan një video në rrjetet…