Rivarrosen dhjetë dëshmorë të UÇK-së në Skenderaj

10 nëntor 2022 | 13:03

Të enjten në kompleksin memorial të dëshmorëve në Marinë të Skenderajt janë rivarrosur dhjetë dëshmorë të UÇK-së.

Duke vlerësuar lartë kontributin e tyre, ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se kjo ditë është e rëndë për Drenicën.

“Ditë e rëndë sot për Drenicën, me rastin e rivarrimit të 10 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjatë luftës sonë çlirimtare kanë dhënë më të shtrenjtën e tyre, jetën, për lirinë e Kosovës. Dëshmorët e kombit Driton Ibrahimi, Kadri Mehmeti, Xhevxhet Maliqi, Ejup Behrami, Sokol Rama, Fadil Seferi,  Fadil Selmani, Gëzim Ferizi, Afrim Gashi dhe Ilmi Aliu, nga sot u bashkuan përfundimisht me shokët e tyre dëshmorë, që nuk i ndau as jeta as vdekja, për të pushuar të qetë në këtë pjesë të tokës së Kosovës, që aq shumë e deshën. Lavdi ju qoftë!”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët…