River Plate po mendon për Icardin: Na duhet një 9-sh, problemet me Wanda Naran…
River Plate i është besuar trajnerit Eduardo Coudet dhe tani duhet të përballet me një problem të dukshëm: mungesën e golave nga sulmuesit e skuadrës, të cilët i kanë kaluar madje 13 ndeshje radhazi pa shënuar.
Për këtë arsye tifozët po e kërkojnë me këmbëngulje afrimin e një “numri 9” të vërtetë, një sulmues që mund t’i finalizojë aksionet në zonë.
Mes emrave më të përfolur për ta përforcuar ekipin nga Buenos Aires është ai i Mauro Icardit, aktualisht pjesë e Galatasarayt.
Për këtë mundësi është shprehur Omar Labruna, djali i legjendës Ángel Labruna dhe ish-bashkëpunëtor teknik i Ramón Díaz.
“Problemet që ka me ish-bashkëshorten apo me partneren e tij nuk duhet të na interesojnë. Mua më pëlqen si lojtar”, deklaroi Labruna, duke iu referuar situatës personale të sulmuesit.
Ai më pas vlerësoi cilësitë e sulmuesit argjentinas: “Është një profesionist serioz, di të reagojë ndaj provokimeve. Është një numër 9 i nivelit të lartë, një ‘bomber’ që di të shënojë, por edhe të tërhiqet prapa për të marrë pjesë në lojën e skuadrës.”
Kontrata e Icardit me Galatasarayn do të skadojë në qershor, por klubi turk e ka një opsion për vazhdimin e saj.
Ndërkohë, sipas presidentit Stefano Di Carlo, River po punon tashmë për ‘pazarin’ e ardhshëm, edhe pse deri tani nuk ka pasur kontakte zyrtare me ish-sulmuesin e Sampdorias, Interit dhe Paris Saint‑Germainit.



