Rizvanolli në Gjermani takim me përfaqësues të “Siemens Energy”: I mirëpresim investimet tuaja

30 mars 2023 | 14:21

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka takuar përfaqësues të “Siemens Energy”, me të cilët ka biseduar për investimet në energji.

Ajo ka thënë se Kosova ofron potencial të pashfrytëzuar sa i përket investimeve të Kompanisë Globale të Energjisë së Rinovueshme.

“Kosova ka shumë potencial të pashfrytëzuar për zhvillim të burimeve të ripërtërishme të energjisë. Ishte kënaqësi të shkëmbej me ‘Siemens Energy’ mbi mundësitë për investime që ofron sektori ynë i energjisë. Jemi entuziastë t’i mirëpresim në Kosovë”, ka shkruar Rizvanolli në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhiroja e 24-t e Superligës A të Kosovës në hendboll…