Rizvanolli: Nga mbështetja për investim në pajisjet efiçiente do të përfitojnë së paku 20 mijë qytetarë

18 gusht 2023 | 12:13

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka deklaruar se këtë vit për herë të parë në Kosovë, do të investohen rreth 30 milionë euro në sektorin rezidencial për efiçiencë të energjisë.

Gjatë lansimit të thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e pajisjeve shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar, Rizvanolli ka bërë me dije se përmes kësaj iniciative është e paraparë të përfitojnë së paku 20 mijë qytetarë të Kosovës.

“Këtë vit Ministria e Ekonomisë do të zbatojë programin e efiçiencës i cili kap shifrën prej 15 milionë euro dhe përfshin gjithsej 10 milionë euro për familjet, për pajisjet ngrohëse efiçiente, për pajisjet shtëpiake efiçiente, për sistemet solare, për ngrohjen e ujit sanitar si dhe për sistemet solare. Përmes kësaj synojmë të përfitojnë së paku 20 mijë qytetarë. Këtë vit për herë të parë në Kosovë do të investohen rreth 30 milionë euro në sektorin rezidencial, e që është shumë më e madhe se sa historikisht ndonjëherë që është investuar në këtë sektor”,  ka thënë Rizvanolli.

Ajo ka treguar se investimi në shkallë kaq të madhe në programet e efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial është mundësuar falë mbështetjes financiare nga Komisioni Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka…