Robert Lewandowski shkruan histori te Barcelona, lë pas Neymarin me rekord të ri golash

10 nëntor 2025 | 11:31

Sulmuesi Robert Lewandowski ka kaluar Neymarin në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Barcelonës.

Sulmuesi polak ishte tashmë i barabartë me Neymarin me nga 105 gola për Barcelonën para ndeshjes kundër Celta Vigos. Në atë takim, ai shënoi tre herë, duke arritur në kuotën e 108 golave me fanellën “blaugrana”.

Lewandowski iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2022 dhe që atëherë ka fituar dy tituj të La Ligës.

Edhe pse po i afrohet moshës 40-vjeçare, ai vazhdon të tregojë formë të lartë dhe mbetet një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës së Hansit Flick.

Arritja e kësaj shifre në këtë periudhë të shkurtër po e dëshmon që polaku është ndër qendërsulmuesit më të mirë në historinë e futbollit.

Megjithatë, ka raportime se Lewa mund të largohet në verë, me Barcelonën që po shikon disa opsione, një nga ta edhe Fisnik Asllani i Hoffenheimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultatet preliminare, të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)…