Roberts: S’ka ekzistuar ndonjë ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’, pretendimi i ZPS-së është i mangët në logjikë dhe prova

12 shkurt 2026 | 16:42

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, ka thënë se qëndrimi i mbrojtjes është se nuk ka ekzistuar “Ndërmarrja e Përbashkët Kriminale (NPK)”, ku ka qenë i përfshirë Selimi apo të akuzuarit e tjerë në asnjë periudhë të aktakuzës, siç pretendon prokuroria.

“Në mungesë të NPK-së nuk mund të ketë përgjegjësi për Selimin për kryerjen e krimeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, pretendimi i ZPS-së për një ndërmarrje të tillë “është i mangët në logjikë dhe i mangët në prova dhe kjo shihet në çdo aspekt”, ka thënë Roberts.

Më tutje, ai ka thënë se pretendimi kryesor i prokurorisë është se të akuzuarit së bashku me anëtarët e tjerë të asaj që e cilëson si “ndërmarrje të përbashkët kriminale” kishin për qëllim marrjen nën kontroll të Kosovës dhe largimin e kundërshtarëve.

Ai ka thënë se qëllimi i UÇK-së ishte për t’i dhënë fund shtypjes nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Në vetvete qëllimi për marrjen nën kontroll Kosovën nuk është kriminal, por mënyrë për t’i dhënë fund shtypjes së Millosheviqit”.

“Duhet të konstatoni se ka pasur një pajtim për krimet e pretenduara. Çështja e objektivit jokriminal, teoria e prokurorisë është se ky ishte qëllimi kryesor i të akuzuarve dhe jo çlirimi i popullit të tyre, por vetëm synim për të marrë pushtet në mënyrë egoiste”, ka thënë Roberts.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…