
Robin Krasniqi dhe Marigona kurorëzojnë dashurinë
05 janar 2022
| 12:55
Boksieri Robin Krasniqi dhe ish-missi Marigona Krasniqi kanë celebruar dashurinë e tyre me martesë.
Lajmi është bërë i ditur nga çifti, i cili ka publikuar disa momente nga dasma.
Nga fotot e postuara ajo që tërheq vëmendjen është unaza përrallore e ish-Missit.
Mësohet se dasma është bërë më 3 janar, me praninë e familjarëve dhe miqve më të ngushte të çiftit.
Ish Missi në 2022-ën e pret zhvendosja në Gjermani krah Robinit, në fakt i bie të jetë vetëm rikthim pasi fëmijërinë e ka kaluar me familjen në këtë shtet.