Robinsoni i kishte treguar shokut të dhomës se kishte planifikuar të vriste Charlie Kirk

17 shtator 2025 | 08:34

Prokurori i distriktit të Utah-s, Jeff Gray, lexoi mesazhet mes Robinsoni, të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, dhe shokut të tij të dhomës, i cili ia kishte dorëzuar mesazhet policisë.

Sipas Gray, ata të dy ishin në një marrëdhënie romantike, dhe shoku i dhomës është një mashkull biologjik që po kalon në proces tranzicioni gjinor.

Robinson i kishte dërguar një mesazh shokut të dhomës duke i thënë: “Shiko poshtë tastierës sime.”

Nën tastierë kishte një shënim nga Robinson ku shkruhej: “Pata mundësinë ta elemnioj Charlie Kirk, dhe do ta shfrytëzoj.”

Shoku i dhomës u përgjigj duke i thënë: “Çfarë? Po bën shaka.”

Gray lexon mesazhe mes tyre, teksa Robinson përpiqet t’i shmanget policisë dhe i jep shokut të dhomës përditësime për lëvizjet e tij.

Në një moment, Robinson dyshohet se ka dërguar një mesazh ku, duke iu referuar Kirk, shkruante: “Më ka ardhur të hunda me urrejtjen e tij. Disa lloje urrejtjesh nuk mund të negociohen.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, të martën në mbrëmje (16.09.2025)…