Robotët humanoid tani vallëzojnë: LimX Oli mahnit audiencën me performancë unike

20 gusht 2025 | 08:17

Kompania kineze e robotikës, LimX Dynamics, ka prezantuar robotin humanoid të quajtur LimX Oli, i cili ka mahnitur publikun me një koncert të paprecedent vallëzimi në grup.

Në skenë dolën disa robotë, të cilët bashkuan elementet robotike me artin skenik përmes një valleje kolektive, duke demonstruar edhe lëvizje elegante në stil baleti.

Kjo paraqitje u bë gjatë World Robotic Conference 2025, ku përmes kanalit zyrtar në YouTube, kompania konfirmoi se Oli performoi live përpara një audience më të gjerë. Roboti u prezantua zyrtarisht më 30 korrik, si një humanoid me qëllime të shumta.

Sipas kompanisë, Oli është projektuar për kërkuesit e inteligjencës artificiale, inxhinierët e robotikës dhe integratorët e sistemeve. Ai ofrohet në tre versione – Lite, EDU dhe Super – me çmime që fillojnë nga 21 800 dollarë e më lart.

Sistemi është ndërtuar mbi një dizajn modular, si në hardware ashtu edhe në software, që u lejon përdoruesve të ndërrojnë duart e robotit me pajisje të ndryshme – përfshirë duar standarde, kapëse precize ose duar të lëvizshme. Kjo fleksibilitet e bën robotin të përshtatshëm për përdorime industriale dhe eksperimentale.

Po ashtu, SDK-ja e ofruar mundëson kontroll të plotë mbi nyjet, të dhënat nga sensorët dhe menaxhimin e punëve, duke e kthyer Olin në një platformë të vlefshme për hulumtime shkencore ose si sistem pune në mjedise si depot dhe linjat prodhuese.

Me një gjatësi prej 1,65 metrash dhe 31 shkallë lëvizshmërie, Oli është dizajnuar të tejkalojë kufizimet e robotëve me bazë rrotulluese dhe të demonstrojë lëvizje komplekse e manipulim objektesh.

Në thelb, prezantimi i LimX Oli përfaqëson një hap përpara në robotikën humanoide, duke kombinuar përdorimin praktik industrial me lëvizjet njerëzore dhe kreative.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vdekur drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Kamenicës, Greta…