Rodri i thotë lamtumirë futbollit serioz në moshën 29-vjeçare? Problemet vazhdojnë të përsëriten dhe koha po mbaron

21 tetor 2025 | 16:21

Mesfushori spanjoll, Rodri duhej të bënte një rikthim triumfues sonte (e martë) në shtëpi për udhëtimin e skuadrës së tij, Manchester Cityt, në Ligën e Kampionëve kundër Villarrealit, por do ta humbasë ndeshjen pasi po rikuperohet nga një dëmtim në kofshë.

Gazeta Athletic shkruan se kjo vetëm sa i thelloi dyshimet rreth aftësisë së tij për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë, një vit pas një operacioni të vështirë në gju.

Rodri ka shkëlqyer vitet e fundit, duke fituar trofe me Cityn, dhe pasi fitoi Kampionatin Evropian me Spanjën vitin e kaluar, ai u kurorëzua me Topin e Artë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë i Kosovës u takua sot në Londër…