Rodri: Ky brez i Kombëtares premton shumë

19 qershor 2023 | 10:43

Për herë të parë në historinë e tyre, “iberikët” spanjollë arritën të fitonin trofeun e UEFA Nations League, ku pas goditjes së 11-metërshave në finalen e madhe ndaj Kroacisë, “la furia roja” u tregua më e saktë duke kapur kështu trofeun.

Në përfundim të ndeshjes, një koment të shkurtër e bëri dhe “katalizatori” i mesfushës së Spanjës e Manchester City, Rodri, i cili teksa konsideron titullin e Nations League, si një arritje të veçantë, vë në pah dhe aftësitë e këtij brezi të futbollit spanjoll, për të bërë mirë.

“Është e pabesueshme. Një titull pas shumë kohësh është i veçantë. Fitorja me penallti. Nuk mund të ishte ndryshe, është e vështirë të fitosh. Ky brez premton shumë dhe ne kishim një nga ekipet më të mira në botë përpara nesh. Besuam deri në fund”,- u shpreh Rodri për mediat pas ndeshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak,…