Rodrygo kërkon falje për kartonin e kuq: S’më ka ndodhur kurrë, i kam parasysh pasojat

30 janar 2026 | 17:05

Mbrëmjen e të mërkurës, Real Madridi u mund 4-2 nga Benfica në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Champions League, edhe pse Kylian Mbappe shënoi dy gola.

Me këtë humbje, “Los Blancos” nuk arritën të përfundonin në Top 8 dhe tani do të luajnë në “play-off” për t’u kualifikuar më tej në Evropë.

Ndeshja u karakterizua nga momente të tensionuara dhe Reali e mbylli takimin me vetëm nëntë lojtarë në fushë.

Midis lojtarëve që përjetuan momente negative ishte edhe Rodrygo, i cili u përjashtua në minutat shtesë (në minutën e 96-të) për shkak të protestave ndaj referit – i mori dy kartonë të verdhë brenda pak sekondash.

Braziliani, që kishte hyrë nga bankina me ekipin që ishte duke humbur 3-2, ndërsa u largua nga fusha i zemëruar pak para se Benfica ta shënonte golin vendimtar që ndikoi edhe në fatin e ekipit.

Rodrygo më pas shfaqi keqardhjen në rrjetet sociale: “Dola nga vetja duke protestuar për kohën e humbur. Ky nuk është stili im i sjelljes. Kurrë nuk isha përjashtuar me Real Madridin dhe i kuptoj pasojat e këtij veprimi. Kërkoj falje për tifozët, klubin dhe trajnerin. Do të qëndrojmë të bashkuar dhe do të vazhdojmë të luftojmë për fanellë dhe për këtë Champions League”.

Për shkak të kartonit të kuq, Rodrygo do të mungojë në ndeshjen e parë të “play-offit”-it, ku Reali do të përballet me Bodo/Glimt ose me Benfican, sipas shortit që do të hidhet së shpejti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail…