Rogerti rikëndon këngën virale për Selinin dhe e provokon sërish, e quan Mirin sheik

23 mars 2026 | 11:16

Një tjetër moment i diskutueshëm është shënuar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Rogerti ka kënduar sërish këngën që ai vetë e ka krijuar, këtë herë duke e drejtuar ndaj Selinit.

Situata erdhi pasi Selini tregoi se kishte performuar si balerin në Dubai, ndërsa Rogerti e interpretoi këtë në një mënyrë tjetër, duke e lidhur me konotacione që shpesh përmenden në mënyrë negative për këtë vend.

Kënga që ai kishte kënduar edhe më herët, “Alaja, Selina, Alaja Dubai, Alaja Kalifa”, ishte bërë virale jashtë shtëpisë. Së fundmi, ai e riktheu sërish, duke shtuar edhe vargje të tjera.

Në momentin kur në sfond Vëllai i Madh lëshoi këngë arabe, Rogerti fillon të kërcejë dhe të këndojë: “Alaja Selina, Alaja Kalifa”, pastaj vazhdon duke bërë me dorë nga Miri: “Alaja Miri, Alaja sheiku”.

Ky veprim ka sjellë reagime të shumta në rrjet, ku një pjesë e publikut e ka kritikuar sjelljen e Rogertit, duke e konsideruar si ofenduese dhe të tepruar.

Nga ana tjetër, Selin ka zgjedhur të ruajë qetësinë dhe të mos provokohet nga situata.

Ngjarja ka nxitur debat për mënyrën e komunikimit dhe kufijtë e respektit brenda shtëpisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Financa dhe Administrimin e Prokurorive, në kuadër…