
Rohde: Duhet të ndryshohet strategjia kur nuk e arrini synimin, Kosova po bën goditje nën brez
21 maj 2025
| 21:33
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës Jorn Rohde ka folur rreth situatës politike në Kosovë, ku ka komentuar ngërçin në Kuvendin e Kosovës që partitë nuk po arrijnë të formojnë institucionet e reja.
Rohde tha se që Kosova ta ketë Qeverinë e re dhe institucionet e saja, duhet të ndërrohet kandidati që tashmë po bllokon vazhdimin tutje.
Ai përmendi edhe një shembull në Gjermani se si është ndërruar kandidati dhe është formuar Qeveria.
“Duhet të ndryshohet strategjia kur nuk e arrini synimin, unë e dhash një shembull nëse dëshironi një rezultat të dëshiruar – Kosova po bën goditje nën brez e duhet t’i bëjë përmbi brez”, tha Rohde në Klan.