Rohde ndan qëndrimin e Reiffenstuel: Mesazh i qartë nga Berlini

15 shtator 2025 | 21:22

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka ndarë qëndrimin e drejtorit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel i cili i bëri thirrje Kosovës që të përmbahet nga veprimet për të cilat SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën.

“I bëj thirrje urgjente Kosovës që të përmbahet nga shënjestrimi i institucioneve shëndetësore të drejtuara nga Serbia. Veprimet shqetësuese të javës së kaluar ndikojnë negativisht te qytetarët e vetë Kosovës, shkojnë kundër detyrimeve dhe angazhimeve të saj ndaj BE-së dhe nxisin tensione në marrëdhëniet tona dypalëshe”, thuhet në postimin e Reiffenstuel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Ardian Bajraktari, është shprehur se dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan…