Rohde pas takimit me Osmanin, i shqetësuar me ‘bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale’

03 shtator 2025 | 16:46

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, është deklaruar pas takimit të djeshëm me presidenten Vjosa Osmani.

Përmes një reagimi në platformën “X”, Rohde ka shkruar se ka ngritur shqetësimin e tij për bllokadën e vazhdueshme politike dhe institucionale në vend.

Ai po ashtu theksoi se diskursi publik i kohëve të fundit, që hedh dyshime mbi vendimet e gjykatave, paraqet rrezik për besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e sistemit të drejtësisë.

“Falënderoj zonjën presidente për diskutimin e mirë. Në takim shpreha shqetësimin për ngërçin politik e institucional, si dhe diskursin publik që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, zhvillime këto që rrezikojnë të dëmtojnë besimin e qytetarëve në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademia Olimpike që vepron në kuadër të KOK-ut ka publikuar…