Rohde përfundon mandatin si ambasador i Gjermanisë, ia gjuan topin Rudolphit (video)

26 shtator 2025 | 11:26

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka përfunduar mandatin e tij pesëvjeçar, duke dërguar një mesazh lamtumire përmes një videoje.

“Liberalizimi i vizave në vitin 2024 ishte një arritje e madhe. Ka gjithashtu gjëra që nuk janë realizuar, si anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës. Lidhjet mes vendeve tona janë unike. Siç e dini, 600 mijë kosovarë ose gjermanë me prejardhje kosovare jetojnë në Gjermani. Ky numër po rritet. Jam i sigurt se lidhjet tona do të vazhdojnë të rriten. Ne do të jemi një partner i madh i Kosovës. Kemi qenë një partner i madh që nga pavarësia”, është shprehur ambasadori.

Ai ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta mirëpresin pasardhësin e tij, Rainer Rudolph, i cili pritet të marrë detyrën së shpejti.

“Do të doja t’ju lutesha që t’ia zgjasni mirësinë dhe miqësinë tuaj edhe pasardhësit tim. Si dhe, për të qëndruar në gjuhën e futbollit, unë së shpejti do t’ia kaloj topin atij”, ka thënë Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë para publikimit të shumëpritur të koleksionit të saj…