
Rohde shkruan në librin e ngushëllimeve: Ismail Kadare, gjigant i letërsisë
03 korrik 2024
| 11:04
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librin e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin Ismail Kadare.
Duke e quajtur “gjigant të letërsisë”, Rohde ka thënë se Kadare përmes fjalëve të tij e ka sjellë letërsinë shqipe në botë.
“Duke nderuar gjigantin e letërsisë Ismail Kadare. Fjalët e tij sollën letërsinë shqipe në botë dhe prekën zemra të panumërta. U prefsh ne paqe. Trashëgimia e tij do të jetojë përmes tregimeve të tij të përjetshme dhe frymëzimit që ai u dha brezave të shkrimtarëve të rinj!”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.
Ndërkohë, tre krerët e shtetit të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri për homazhet publike dhe ceremoninë shtetërore të Lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare.