Rohde: S’po shoh zgjidhje të ngërçit, kjo është keq për Kosovën dhe fondet për të

26 gusht 2025 | 16:25

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se nuk është duke parë zgjidhje institucionale.

Në një prononcim për medie jashtë ndërtesës së Kuvendit, Rohde ka thënë se nuk po duket se ka vullnet të mjaftueshëm politik për zgjidhjen e krizës.

“Këtë mëngjes pata pak shpresë që kriza do të tejkalohet, por për momentin nuk po duket ashtu.  Ndoshta sepse nuk ka vullnet të mjaftueshëm politik në mesin e protagonistëve për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë Rohde, duke shtuar se kjo situatë është e keqe për Kosovën sepse po rrezikohen fondet e jashtme.

“Kjo është keq për Kosovën sepse shumë fonde po rrezikohen. Na duhen institucione funksionale, si parlamenti e qeveria”, ka thënë ambasadori Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se…