
Rohde viziton gjermanët në Bondsteel, ‘teston’ pajisjet që përdoren në patrullat kufitare Kosovë-Serbi
Para pak ditësh, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, bashkë me zëvendësin e tij Christian Bottcher, kanë vizituar trupat gjermane të KFOR-it të stacionuara në Kampin Bondsteel pranë Ferizajt, ku është informuar në detaje mbi misionet aktuale, aftësitë operacionale dhe pajisjet teknike të përdorura gjatë patrullave dhe vëzhgimeve kufitare përgjatë kufirit Kosovë-Serbi.
“U ndjeva sikur u ktheva në shtëpi”, ka thënë ambasadori Rohde, duke kujtuar kështu kohën e tij në Gjermani të viteve ’80-a.
Siç është thënë në njoftimin e Ambasadës gjermane, ambasadori Rohde, duke parë automjetet e blinduara moderne e deri te sistemet e avancuara të mbikëqyrjes, impresionua nga preciziteti, profesionalizmi dhe përkushtimi që trupat demonstruan në përmbushjen e mandatit të KFOR-it.
“Një moment i veçantë për të ishte rikthimi në kontrollin e një ngarkuesi ‘Ahlman’n me krah rrotullues, tashmë i modernizuar, por ende i njohur nga koha e shërbimit të tij dekada më parë”, ka njoftuar Ambasada e Gjermanisë në Kosovës.
Rohde ka pasur një falënderim të sinqertë për të gjithë ushtarët gjermanë që shërbejnë në Kosovë. “Puna juaj është thelbësore, ekspertiza juaj e jashtëzakonshme dhe përkushtimi juaj vlerësohet thellësisht. E kaluara takon të tashmen – aty ku shërbimi i përbashkët vazhdon të formësojë paqen dhe sigurinë në Kosovë”, ka njoftuar Ambasada gjermane.


